Carlos Santana në një grup të ri muzikor

Kitaristi Carlos Santana bashkë me pianistin Herbie Hanc dhe saksofonistin Wayne Shorter, dy ikona të muzikës jazz, kanë krijuar një grup të ri muzikor.

Grupi i ri, që është pagëzuar me emrin Mega Nova – i emëruar sipas albumit të Wayne Shorter të vitit 1969 Super Nova, do ta bëjë paraqitjen e parë në një koncert në Hollywood Bowl me 24 gusht.

“Jam shumë i emocionuar për shkak se me muzikantë si Herbie Hanc dhe Wayne Shorter,  gjithçka është e mundur”, ka thënë Santana.

Kjo nuk është hera e parë që këta muzikantë luajnë bashkë për shkak se skena i ka bashkuar edhe më herët. Shumica prej anëtarëve të këtij grupi, kanë pasur në disa raste bashkëpunime muzikore të mëparshme, ndërsa Santana dhe Shorter, kanë kohë që njihen, që prej viti 1988.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *