Këshilla për kujdesjen e lëkurës gjatë verës

Thatësira e lëkurës nuk ndodh vetëm gjatë dimrit. Ajo mund të jetë e tillë gjatë gjithë vitit. Ndonjëherë  ndihesh shumë keq ta shohësh lëkurën të thatë, të ashpër. Kur unë shoh veten në pasqyrë ndihem më e vjetër sesa jam në të vërtetë. Njerëzit të cilët kanë lëkurë të yndyrshme priren të duken më të rinj se ata me lëkurë të thatë por edhe ata hasin shumë probleme të tjera. Ndonjeherë lëkura e thatë mund të jetë jashtëzakonisht e dobët.

Zakonisht nuk vihet re në shikim, por në prekje. Nëse nuk trajtohet,  lëkura e thatë mund të sjellë shumë probleme siç është dermatiti. Lëkura e thatë ka nevojë për shumë përkujdesje. Shpesh herë irritimi  çon në çarje të lëkurës.  Është shumë e rëndësishme të përdorni kremin me përbërës natyrorë pasi lëkura kërkon një përkujdesje të veçantë.

1-Larja me ujë të nxehtë e dëmton lëkurën e thatë

Uji i nxehtë mund të largojë yndyrnat nga lëkura por ky veprim nuk është i duhuri  për lëkurën e thatë. Nëse vini re se sapo keni dalë nga dushi dhe lëkura juaj është bërë e thatë, direkt duhet të aplikoni kremin në fytyrën dhe trupin tuaj.  Zgidhni një krem që përmban përbërësit natyrorë si: dylli i bletës, vaj kamelia, vitamina A dhe E, vanilja, grejpfrut.

2-Përdorni locion për të pasur një lëkurë të hidratuar



Locioni ofron një barrierë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës e cila mundëson mbrojtje ndaj irritimeve por njëkohësisht lejon lëkurën që të marrë frymë.

3-Përdorni vetëm produkte pa aromë

Produktet me aromë janë tepër të ashpra për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë ndaj është mirë ti shmangni ato.

4-Vishni rroba me material mëndafshi ose pambuku

Nuk duhet të vishni rroba me material që ju gërvishtin lëkurën, edhe pse mund t’ju pëlqejnë ato. E bëjnë lëkurën më irrituese.

5-Aplikoni kremin para se të dilni

Nëse gjatë dimrit visheni mirë për tu kujdesur për lëkurën e thatë, gjatë verës lëkura është në kontakt me ajrin përtharës që krijohet dhe nuk duhet të dilni pa aplikuar kremin.

6-Mos përdorni produkte që përbajnë alkool apo acid

Pordouktet që përmbajnë alkool apo acid janë tepër të dëmshme për lëkurën e thatë.

7- Ajrosni ambientin

Nëse ajri në ambientin tuaj është i thatë, atëherë zgjedhja më e mirë është të përdorni kondicionerin për të kontrolluar ajrin e thate.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *