KreuStil Jetese

Produktet e domosdoshme në çantën tuaj gjatë verës

Gjatë verës  lëkura ekspozohet e zhveshur dhe gjithëkush ka dëshirë të reklamojë ngjyrën e kafenjtë të saj.  Por, në mënyrë që lëkura e zhveshur të duket e bukur, është e nevojshme përgatitja e saj dhe rikthimi i dëmeve që mund të jenë shkaktuar gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës. Siç kujdesemi  gjatë stinës së dimrit për lëkurën tonë ëshë e rëndësishme të kujdesemi edhe gjatë stinës së verës pasi lëkura pëson tharje, humbet shkëlqimin e saj nga temperaturat e larta, krijon rrudha dhe njolla nga dielli.

Mbajeni lëkurën të hidratuar nëpërmjet një locioni veror .

Me ardhjen e verës, është koha për të zëvëndësuar kremërat dimërore me një locion të lehtë veror.

Jo të gjithë kanë kohë për të shkuar nëpër qëndra estetike për ti bërë pastrim fytyrës dhe për të harxhuar shuma të mëdha parash, ndaj zgjidhni dicka më të shpejtë për veprim më të mire. Një zgjedhje perfekte është  pastrimi i lëkurës me bërthamat e bajames. Bajamet janë një super ushqim përsa i përket përfitimeve në lëkurë. I dhuron fytyrës  hidratim, rigjenerim  të butë dhe me shkëlqim, plot shëndet dhe energji.

Perdorimi:

Për lëkure mikes: Masazh te fortë dy herë në javë

Për lëkurë normale: Masazh ritmik një herë në javë

Për lëkurë të ashpër: Masazh të lehtë një herë në 10 ditë

Kujdesi gjatë dites

Mos harroni të përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit, rigjenerues dhe antirrudhë. Askush nuk do ta dëshironte një fytyrë me rrudha, të thatë, të pa-jetë dhe pa shkëlqim ndaj nuk duhet të dilni kurrë pa vendosur këtë përbërës. Aplikojeni çdo ditë në fytyrë të pastër para se të dilni në kontakt me dritën e diellit.

Kujdesi gjatë natës

Ashtu sikurse kremi i ditës që përmëndëm më sipër, është i nevojshëm edhe kremi i natës për lëkurën tonë. Natën lëkura thahet edhe më shumë prandaj duhet të zgjidhni kremin e natës të cilin do të përdorni, pasi është një nga faktorët që ndikojnë më së shumti në plakjen e lëkurës dhe  tharjen e lëkurës. Gjatë gjumit nuk pushojmë vetëm ne por edhe lëkura jonë, prandaj këtë duhet ta shfrytezojmë për të ruajtur lëkurën tonë nga rrudhat, ose nëse tani i keni keto probleme, kremi i nates do t’jua zgjidhë këtë problem.

Kujdesi nga njollat

Njollat e shkaktuara nga dielli, janë një tjetër shqetësim për femrat. Ato merren vecanërisht në muajt e pranverës dhe të verës. Ato krijohen nga dielli, papastërtitë. Kurimi i njollave nga dielli është një problem të cilit i duhet kushtuar shumë vëmendje, sidomos nëse e keni lëkurën e bardhë, nëse ato janë shumë të dukshme. Ndërkohë nëse kujdesi është lënë pas dore për një kohë të gjatë, pasojat mund të jenë edhe më të mëdha. Kini parasysh faktin se është e nevojshme që të mbroheni sa më shumë nga dielli, sepse sapo shkaktohet një dëm i tillë në lëkurë, ju nuk mund të ktheheni më mbrapsht. Kremin kundër njollave aplikojeni në fytyrë duke shmangur pjesën poshtë syve.

Kujdesi për këmbët

Me ardhjen e stinës së verës keni paketuar këpucët e dimrit dhe keni filluar të vishni sandalet verore. Padyshim që ndjeni nevojën e kujdesit ndaj këmbëve. Nuk ka asgjë më të shëmtuar se ekspozimi i një këmbe të pa kuruar në një palë sandale të bukura. Mund ti trajtoni ato vetëm me një krem për tu dukur sa më të bukura dhe të kuruara. Kremi për këmbë të plasaritura me dyll blete është ideal për përkujdesjen ndaj këmbëve. Aplikoni një sasi të konsiderueshme duke bërë masazh disa herë gjatë ditës.

Vaj i kamomilit

Të gjithë i dimë vlerat që ka kamomili për efektet qetësuese që ai ofron. Përveçse për kujdesin ndaj lëkurës është edhe tepër i mirë për përkujdesjen ndaj flokëve. Gjatë verës flokët pothuajse “shkatërrohen”, ndahen, humbasin shkëlqimin dhe janë të thata. Vaji i kamomilit është një trajtues shumë i mirë i flokut dhe i lëkurës së kokës. Pasuron ngjyrën e flokëve dhe i jep shkëlqim, është një agjent natyral kundra zbokthit , hidraton dhe zbut flokun.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF