Lindsay Lohan, sërish me ish të fejuarin e dhunshëm? 0 154

Ajo numëron një seri zënkash me të fejuarin e saj Egor Tarabasov.



Së fundmi, aktorja Lohan u përfshi në një sherr me të fejuarin e saj, gjatë kohës që ndodheshin me pushime në Greqi.

Fotot e publikuara tregonin sesi çifti po zihej në mënyrë të dhunshmë, duke shkaktuar habi tek pushuesit përreth.

Një muaj pas pauzës që ajo mori nga I fejuari I saj, Lindsay ka publikuar një foto ku mban ende në gisht unazën e saj të fejesës, një flori I bardhë me një gur të madh emeraldi.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një rikthim të saj me Tarabasov, pasi për të dëshmuar problemet në lidhjen e saj ajo në foton e publikuar, unazën e mban në dorën e djathtë.

Kohët e fundit aktorja 30 vjeçare është përfolur dhe për një shtatëzani të mundshme me Egor, po nuk pati asnjë konfirmim nga palët.

Lindsay, në këtë periudhë pauze, ka preferuar të kalojë pushimet me miqtë e saj duke postuar foto nga pushime luksoze në jaht.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *