KreuStil Jetese

Kate Middleton, një klon mode i Princeshës Diana

Si gruaja e ardhshme e Mbretit të Anglisë, Dukesha e Kembrixhit,Kate Middleton, kujdeset që të ketë një pamje shumë të kuruar, elegante e me shumë stil. Ajo që vihet re më shumë është fakti që Kate, shpeshherë preferon të “kopjojë” stilin e mamasë së ndjerë së Princit Charles, Diana. Princesha e Wales, Diana, gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të stili të saj unik dhe elegant në daljet e saj publike. Kate, duke marë shkas nga kjo gjë, për të ruajtur kodin e veshjes mbretërore, ka preferuar që në shumicën e rasteve të inspirohet nga stili i Princeshës Diana ose të përshtasë veshjet e saj duke luajtur me detaje. Në media, dukesha është gjykuar pasi e kanë quajtur si një imituese të Princeshës Diana, e cila nuk është e zonja të gjejë dhe krijojë një stil personal të saj. Po t’i hedhim një sy fotove, vihet re një tendencë e Kate Middleton, për t’i ngjarë në stil, madje dhe duke kopjuar poza në fotografi të ndryshme.

Edhe pse kanë kaluar 19 vjet nga vdekja e saj, Princeshë Diana ende është një ikonë mode, nga e cila inspirohen shumë zonja duke huazar stilin e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF