Si të jeni në formë pa shpenzuar shumë para

Punë intensive, stresi, shtatëzanitë, kanë ndikim të madh në peshën dhe metabolizmin tuaj. Kur ndihesh jo në formë është më e lehtë të biesh viktimë e nervozizmit, lodhjes dhe depresionit, ja përse është e rëndësishme të rigjesh harmoninë në nvelin fizikë dhe mendorë.

Zbulo si të vish në formë me kosto zero me lëvizje të thjeshta.

Praktiko vrapin- Të vraposh stërvit zemrën dhe shkarkon tensionin. Avantazhi? Mjaftojnë një palë këpucë të përshtatshme dhe një veshje funksionale. Aktiviteti fizik, i bashkuar me përfitimet e dielllit stimulon prodhimin e endorfinës dhe e ndihmon trupin të dobësohet dhe djersisë .Kursen për abonimin në palestër dhe mëson një stil të ri jete: kush praktikon vrapin e konsideron atë një rit të vërtetë.

Detoksikimi – Shfrytëzo ditët e nxehta të verës për të mbledhur gjethe e lule që mund t i përdorësh për çajra të ndryshme. Kujdes duhet ti njihni bimët që do të përdorni në mënyrë të saktë. Lulet e radhiqes dhe hithra janë shumë të mira për pastrimin e organizmit. Rrugë e lirë për ujin: sipas studimeve dy gota ujë përpra vakteve favorizojnë dobësimin .

Gatuaj më shumë– Sa herë u qëllon të hani gjënë e parë që ju qëllon ? Shpesh sakrifkojmë kohën për të gatuar, por t’i dedikosh mjaftueshëm kujdes ushqimit të jep një ndihmë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien mendore.

Lëviz ECO- Biçikletë, monopatina, përdori të gjitha. Të ecësh në këmbë ose me biçikletë është ekologjike, të bën të kursesh benzinë. Shërbimet urbane të detyrojnë të vraposh. Ecni të paktën 30 minuta në ditë , ka efekt antimoshë dhe stërvit fizikun dhe ngre rezistencën dhe forcën.

Zakone të mira dhe të këqija– Ke gjithmonë një karamele në çantë? Mos i bli më. Të humbasësh zakonet e këqija është e thjeshtë.  Për të evituar nxehtësinë pasdite mbaj në çantë një banane, e pasur me kalicum. Gjatë vakteve pini ujë, pasi favorizon pastrimin e trupit.

Shfrytëzo internetin- Në internet ka shumë propozime si mund të stërviteni në kushhtet e shtëpisë. Ushtrimet mund t’i bëni kur keni pak koë të lire.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *