KreuArt

Zhgënjim total nga riprodhimi i Ben-Hur

Riprodhimi i “Ben-Hur”, një realizim prej 100 milionë dollarësh nga studiot “Paramount”, zhgënjeu krejtësisht në fundjavën e tij të parë në Amerikën e Veriut dhe është në garë për t’u shndëruar në dështimin më të madh të kësaj vere.

Ky version ri ripunuar nga Timur Bekmambetov me efekte speciale, me aktorë si Jack Huston dhe Morgan Freeman, mezi ka regjistruar vetëm 11,2 milionë dollarë, sipas shifrave përfundimtare të publikuara të hënën nga kompania “Exhibitor Relations”.

Por nga ana tjetër publiku është shfaqur më pak i ashpër, ku 67 për qind e spektatorëve e kanë pëlqyer këtë realizim.

Një nga problemet e këtij filmi është krahasimi që i bëhet me versionin e vitit 1959, të drejtuar nga William Wyler me Charlton Heston në rolin kryesor. Në atë kohë ishte filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë (pak më shumë se 15 milionë dollarë) dhe arriti të fitojë 11 Osakr, përfshirë filmin më të mirë, realizimin më të mirë dhe aktorin kryesor më të mire.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF