6 mënyrat për të hequr kilet e barkut 0 148

Epo asnjë nuk dëshiron të ketë kile në pjesën e barkut! Gjithsesi, të dukurit mirë është po aq e rëndësishme sa të ndjerit mirë dhe të qenurit i shëndetshëm. Yndyra në pjesën e barkut është e vërtetuar se lëshon hormonet e stresit në sasi të lartë, po aq sa substancat inflamatore. Kur yndyra akumulohet në këtë pjesë të trupit, mund të bëhet e rrezikshëme. Njerëzit me sasi të lartë yndyre në pjesën e barkut mund të jenë të rrezikuar nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe në disa raste edhe nga kanceri. Për këtë arsye këshillohet që të luftohet dhe të merremi me këtë pjesë të yndyrës më shume se me çdo gjë tjetër, jo vetëm për të qenë të bukur estetikisht, por edhe për të qenë të shëndetshëm dhe me një nivel stresi më të ulët. Për këtë, ne ju sugjerojmë 6 mënyra për të hequr kilet e barkut.



 

  • Pije të pasura me çaj jëshil

Katekinat janë substanca antioksiduese të cilat djegin qelizat yndyrore. Hidhini ato në çajin jëshil dhe ky miksimi do ju ndihmojë që të dobsoheni. Studimet kanë treguar se ata që pijnë një filxhan nga kjo përzierje çdo ditë për tre muaj, humbasin rreth 16 herë më shume kile barku sesa ata që pijnë thjesht çaj jëshil me po të njëjtën sasi.

 

  • Pini pak uthull çdo ditë

Kërkimet kanë zbuluar se tek ata që pinë çdo ditë një lugë uthull për tetë javë, vihet re një ulje e dukshme e qelizave dhjamore, kryesisht në pjesën e barkut.

 

  • Rrisni dozën e vitaminës C

Njerzit që përjetojnë ekstremisht stres, çlirojnë më shumë kortizol. Vitamin C balancon nivelin e lartë të kortizolit. Gjithashtu, vitamin C luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e karnitinës, dhe trupi e përdor këtë të fundit për të shndërruar yndyrën në energji.

 

  • Merrni dozën e nevojshme të gjumit

Njerëzit që flenë 6 deri në 7 orë gjumë çdo natë kanë më pak probabilitet për të krijuar sasi yndyre nëpër organe për të paktën 5 vitet e ardhshme, në krahasim me ata të cilët flenë 5 ose me pak orë ose ata të cilët flenë 8 ose më shumë orë gjumë çdo natë. Shumë ekspertë kanë deklaruar se 7 orë janë mëse të mjaftueshme për një jetë të shëndetshme.

 

  • Hani shumë fibra

Njerëzit të cilët konsumojnë të paktën 10 gram fibra të tretshme çdo ditë janë në rrugën e duhur të shmangjes së yndyrës nëpër organet e brëndshme. Ja se çfarë janë 10 gram fibra në jetën e përditshme: një filxhan bizele të njoma, 2 mollë të vogla, ose një gjysëm filxhan me fasule.

 

  • Hani yndyrë të shëndetshme

Yndyrë të shëndetshme kanë ato ushqime të cilat përmbajnë omega 3 si: salmon, avogado dhe arra. Një përfitim tjetër: kjo llojë yndyre e shëndetshme ju mban të ngopur gjatë gjithë ditës.

 

Përshtati: Kristina Ismail

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *