KreuCelebrity

15 filmat ku femrat “mundin” meshkujt

15 filmat ku femrat “mundin” meshkujt

Ka nga ato gra diku nëpër botë, të cilat janë të afta për të inspiruar të tjerët në mënyrë që të arrijnë gjëra të mëdha, dhe gjithashtu janë të afta për të ndërmarrë detyrimet më të mëdha në jetë vetëm për vete. Ato janë të forta dhe të pavarura, të mënçura dhe të suksesshme, të talentuara dhe të guximshme dhe mund të na mësojnë shumë të gjithëve ne.

Ne ju sjellim 15 filma të femrave me karakter të fortë.

 

Ne përgjuam përmes vrimës së çelsit dhe u bëm dëshmitar të jetës së një familjeje – kapëm një fragment të marrëdhënies së tyre, frikërat, përpjekjet dhe shqetësimet. Alice, personazhi kryesor i filmit, përballon me guxim sëmundjen Alzhaimer dhe është shëmbulli perfekt i gruas së hekurt dhe femrës së fortë. Performaca e shkëlqyer e Julianne Moon i jep këtij karakteri një sharm ekstra. Dhe pa u surprizuar, po përmëndim faktin se me këtë rol Julianne Moon në 2015 fitoi çmimin Oscar si aktorja më e mirë në rolin kryesor.

Një film i ndërtuar i gjithi mbi ndjenja të forta, mëmësia, përkushtimi dhe rrethana të cilat nuk janë të thjeshta për tu kontrolluar. Thelbi i dramës është si një lëmsh brënda një sfere delikate, ku ekspozohet kompleksiteti dhe kontraditat e karakterit të personazhit heroik. Një performancë brilante e Susan Sarandon dhe Julia Roberts.

Ky film u xhirua pa efekte seciale apo skena të shtrenjta lufte, por përsëri ky është ndër filmat e pakët i cili paraqet dhe zbulon fuqinë e vërtët të shpirtit njerëzor, veçanërisht të femrës. Disa skena impresionuese, të realizuar në mënyrë perfekte nga aktorët, e bën këtë film të cilësohet si klasik.

Një film rreth detyrës së vështirë të Elizabethës I dhe me çfarë u përball ajo rrugës derisa u bë një monarke e mënçur dhe e fortë. Cate Blanchett është fantastike në rolin e mbretëreshës. Madhështore, e fuqishme dhe me vullnet të fortë, e cila hapi një periudhë të artë në historië e anglisë. Suspancë, passion, tradhëti, aventurë, madhështia, të gjitha këto janë kombinuar në këtë film epik dhe drithërues, me skenat perfekte, kostume të shtrenjta dhe performancë e shkëlqyer nga aktorët.

Monica Bellucci luan rolin e Malenës. Një vejushë bukuroshe, e cila është obsesioni i çdo burri dhe mankthi i çdo gruaje. Njerëzit përhapin thashetheme të turpshme për Malenën në të gjithë qytetin. Ata e ndjekin ate por edhe ëndërrojnë për të në të njëjtën kohë. Imazhi i Malenës do të mbetet gjithmonë si një standart për përcaktimin e bukurisë së vërtet.

Një histori rreth rëndësisë së të kuptuarit të potencialit tuaj dhe zbulimit të tij pak e nga pak për të kaluar çdo vështirësi. Është  e gjithë çështja tek shkëlqimi mbi të tjerët, edhe kur rrethanat të tregojnë se duhet të fshehësh veten tënde të vërtet. Të gjitha llojet e femrave do ta pëlqenin këtë film.

Një film rreth një gruaje rebele me dëshira të papërmbajtshme dhe energjike. Frida ishte 20 kur u martua me një artist, të madh në mosh, të pasur, të çoroditur por shumë të njohur, meksikanin Diego Rivera. Filmi nuk zbulon vetëm historinë e një artisti brilant, por edhe të një gruaje, për të cilën dashuria dhe familja janë gjëja më e rëndësishme në jetë.

Një mama e divorcuar me dy fëmijë fillon të punojë në një minierë për të mbajtur familjen e saj. Te fituarit para nga një punë e cila cilësohej si e meshkujve, kishte vështirësitë e veta. Asaj iu desh të luftonte për të fituar respekt dhe të ruhej nga ngacmimet seksuale. Është një film i mrekullueshëm për një grua e cila ia del e vetme të përballojë jetesën dhe realitetin.

Filmi flet për Erin Brockovich, një grua të fortë të pambrojtur akoma. Dobësia e zakonshme e gjëndjes së saj ishte një luks i palejueshëm. Ajo mund të mos ishte një gjeni, por këmbëngulja e saj dhe shqetësimi për fatin e të tjerëve e lejon atë të bëjë të pamundurën. Një fitore mbi një korporatë të madhe e cila fjalë për fjalë është duke helmuar njerëzimin. Kur jeni drejt dorëzimit të diçkaje, thjeshtë shikoni këtë filmin për motivim.

Në fillim të shekullit të 20 gratë nuk lejoheshin që të shkonin në qendrat e votimit për të votuar. Filmi na tregon përpjekjen e grave për të fituar të drejtën e tyre për të votuar nga presidenti Woodrow Wilson. Fushata për një amandament kushtetues u udhëhoq nga militantja e së drejtës së votimit për gra, e famshmja Alice Paul.

Filmi është bazuar në një historinë e vërtet të një atleti dhe ish jetimi, Michael Other. Një mama simpatike e adopton djalin. Ajo është e mënçur, grua e bukur dhe grua e pavarur e cila e ndihmon atë për të rritur vetvlerësimin, gjë që i sjell atij sukses. Sandra Bullock fiton Academy Award si aktorja më e mirë për mama inspiruese.

Aksioni i filmit zhvillohet në US në fillim të shekullit të 20. Pasi bëri një deklaratë në polici për humbjen e djalit të saj, heroina e filmit mori fëmijën e saj mbrapa në makinën e saj. Por shpejtë ajo kuptoi se, pavarsisht ngjashmërisë fizike djali në të vërtet nuk është i saji. Roli kryesor luhet nga gjithnjë e mrekullueshmja Angelin Jolie, e cila arriti të përcillte dëshpërimin, si dhe në të njëjtën kohë shpresë se djali i saj do të gjendej.

Bota e modës është sigurisht e bukur, por mund të jetë edhe e mizore në të njëjtën kohë. Ky mund të jetë si të gjitha drama komeditë e tjera, por gjithsesi mbetet një film ekselent. Performanca e shkëlqyer nga Meryl Streep dhe Anne Hathaway e bën filmin të ndriçojë, argëtues dhe ta shikosh me kënaqësi.

Një film i cili tregon për një grua të fortë, e cila nuk kishte frikë të përballej dhe të sfidonte një shoqëri dhe moralin e saj konservator, normat, korsetë mbytëse, fustanet e mërzitshme dhe kapelet që ngjanin si vezë e rrahur. Disa thonë se është një film i mërzitshëm dhe monoton, por do ishte më e drejtë të thuhej se është i ngadaltë, një teknikë kjo që e ben atë më fantastik. Audrey Tautou është e mrekullueshme në rolin e Chanel.

Ne dimë edhe filma të tjerë për gra të forta dhe më të zgjuar se “Mona Lisa Smile”. Por ky film, ju mëson për dinjitetin, kurajon, këmbnguljen dhe qendra e të cilit është të paturit mëndjen tuaj, idetë tuaja. Për shkak të intrigave dhe kastit të mrekullueshëm të aktorëve, ai u kthye në një film të lehtë dhe të plotë i cili përputhet më intuitën e femrave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF