KreuCelebrity

Aktorja e njohur deklaron : Po, jam biseksuale !

Një numër i lartë i personazheve të njohura, kanë qenë të hapura për të diskutuar mbi seksualitetin e tyre. Ndërsa shumë prej tyre zgjedhin të flasin mbi këtë temë delikate në një intervistë ekskluzive, ose pjesë e një kopertine në revistë, artistë të tjerë si Bella Thorne vendosin të flasin hapur për këtë gjë nëpermjet një statusi në Twitter. Ditën e hënë të kësaj jave, aktorja e Disney, 18 vjeçarja Thorne, postoi një foto ku puthej në buzë me një femër. Një ditë më vonë ajo postoi një tjetër foto në Snapchat, duke u puthur sërish me një tjetër femër. 6.4 milion ndjekësit e saj filluan menjëherë të pyesnin nëse ajo ishte biseksuale. Ajo vendosi t’u përgjigjej më një status në Twitter, duke shkruajtur “Po”.

Më parë aktorja ka qenë në një lidhje me aktorin britanik Gregg Sulkin për më shumë se një vit, ku çifti postonte shumë foto ku dukeshin të dashururar me njëri tjetrin. Kur çifti vendosti t’i jepte fund, ata deklaruan që vendosën të ndaheshin për shkak se kishin nevojë për kohë dhe ishin në kërkim të shpirtit të tyre të lirë. Pavarësisht fotove të publikuara duke puthur një vajzë, Bella i është përgjigjur pyetjes së fansave nëse është në një lidhje, duke mohuar një gjë të tillë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF