KreuCelebrity

Motra e këngëtares së famshme, në pranga për prostitucion

Motra e këngëtares Mariah Carey është arrestuar të djelën ne Nju Jork për prostitucion pas një hetimi që zgjaste prej kohësh. Alison Carey gjente klientët e saj online dhe më pas caktonte takimin. Por 55-vjeçarja prej disa vitesh është diagnostikuar me HIV dhe policia ka nisur gjurmimin e klientëve për t’i lajmëruar për rrezikun e mundshëm. Alison përdorte tekste të këngëve të motrës së saj për të tërhequr klientët. Dhe u premtonte atyre “fantazi”, porsi titulli i një prej këngëve të Mariah Carey. Alison ka punuar si prostitutë që para se motra e saj Mariah të bëhej e famshme. Me anë të prostitucionit ajo mbante me bukë familjen e saj.Marsin e kaluar Alison i kërkoi Mariah ndihmë financiare, por këngëtarja nuk i ktheu përgjigje. Mariah e cila ka një pasuri prej 510 milionë dollarësh, nuk flet me motrën e saj që prej vitit 1994.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF