KreuStil Jetese

VMA: Beyonce, Rihanna, Britney Spears bëjnë show-n

Çfarë do të mbajmë mend nga Video Music Awards (VMA) 2016, që vlerëson video-klipet më të mira? Që femrat, si në skenë dhe mbi tapetin e kuq, bënë show-n. Fillimisht, mbretërimi i tyre është i dukshëm me Beyonce, që ndriti këtë vit me klipin e saj “Formation”, himn krenarie për komunitetin afroamerikan nën sfondin e dhunës policore. E nominuar në më shumë se 11 kategori, mbretëresha aktuale e popit mbërriti në tapetin e kuq më 28 gusht me një fustan që shkëlqente të firmosur Francesco Scognamiglio.
Por, përveç Beyonce në VMA ishte e pranishme edhe Rihanna (me fustan Alexandre Vauthier), e cila mori çmimin Vanguard që vlerëson gjithë karrierën e saj. Ndërkohë që i jepte këtë çmim, reperi Drake përfitoi për t’i kujtuar sa shumë e do.
“Hera e parë që takova Robyn Fenty (Rihanna), ishte në vitin 2005 (…) Ne e duam të gjithë këtë vajzë që nuk ka ndryshuar që prej ditës së parë. Ajo është personi me të cilën jam dashuruar që kur isha 22 vjeç”, deklaroi Drake.
Britney Spears përfitoi gjithashtu nga kjo mbrëmje për të firmosur come-back të sajin me një performancë mbi Make Me, kënga e parë në albumin e saj të ri Glory. Gjithnjë pa makiazh për të protestuar kundër diktatit të bukurisë që i imponohet femrës, Alicia Keys u shfaq në skenë për të recituar një poemë të inspiruar nga Martin Luther King, në këtë 28 gusht që ishte gjithashtu përvjetori i fjalimit “I have a dream”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF