KreuCelebrity

Adele refuzon të darkojë me familjen Kardashian!

Ato janë familja më e famshme në botë dhe përveçse miliona njerëzve, ndiqen e pëlqehen edhe nga shumë personazhe Hollywood-iane. Por duket se Adele nuk është një prej këtyre të fundit. Këtë gjë e tregon më së miri edhe refuzimi që ajo i ka bërë darkës me familjen Kardashian.
Kris Jenner ka menduar ta ftojë atë për një darkë, ku e pranishme do të ishte ajo, Adele, Kim dhe Kanye, ndërkohë që kjo do të filmohej për një episod të ardhshëm të reality show-t “Keeping Up With The Kardashians”. Por këngëtatja i ka thënë jo kësaj ftese, me pretendimin që nuk i pëlqen aspak ideja të filmohet teksa është duke darkuar.
“The Sun” shkruan se Kris Jenner kishte menduar se kjo do të ishte një mënyrë e mirë që familja e tyre t’i uronte mirëseardhjen këngëtares, e cila së fundmi ka blerë një shtëpi në një lagje me Kim dhe Kanye. Por mesa duket, do të iu duhet të presin edhe pak kohë për këtë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF