KreuStil Jetese

Shega një frut kundër… plakies!

Shega është një fryt që është i mbushur me antioksidantë dhe ka tri herë më shumë antioksidantë se çaji jeshil. Ajo gjithashtu ka nivele të larta të vitaminave A, E, C. Kjo ndihmon në shmangien e plakjes së parakohshme. Përdorimi i rregullt i shegës në lëkurë mund ti jap asaj qetësi, butësi. Shega gjithashtu ka veti anti-inflamatore. Shega ka një impakt shumë të mirë për të gjitha llojet e problemeve të lëkurës – njollat e moshës, rrudhat, hiperpigmentimit, etj.

1. Shegë dhe mjaltë: Bëni një paste me disa kokrra shegë dhe shtoni në 1 kugë gjelle mjaltë në brendësi të maskës. Miksoni mirë përbërësit dhe të aplikojeni në fytyrë dhe qafë duke mbajtur për 30 minuta. Më pas shpëlajeni me kujdes. Këshillohet të aplikohet dy tre here në javë.

2. Shegë dhe çaj jeshil: Ngarkuar me antioksidantë, si çaji i gjelbër dhe shega mund të rinovojnë lëkurën tuaj. Bëni një qull nga kokrrat e shegës në një blender, shtoni 1 lugë gjelle me kos, zieni çajin jeshil dhe shtoni 1 lugë gjelle të ҫajit në përzierje. Shtoni 1 lugë gjelle mjaltë dhe zbatojeni këtë maskë në fytyrë dhe qafë dhe shpëlajeni pas 30 minutash.

3. Shegë dhe kos: Kjo maskë fytyre do t’ju qetësojë dhe të zbusë lëkurën tuaj. Bëni një paste nga disa kokrra shegë dhe shtoni 1 lugë gjelle e kos në këtë përzierje. Miksoni mirë përbërësit dhe aplikojeni në fytyrë.Lëreni të bëjë efekin për 20 minuta.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF