KreuCelebrity

Arrestohet Chris Brown, tentoi të vriste modelen!

Reperi amerikan Chris Brown ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në pranga, kjo për shkak se ai ka kërcuar me armë një grua, e cila pretendon se ai i drejtoi armën në fytyrë. Mësohet se gruaja e quajtur Baylee Curren kishte shkuar në shtëpinë e reperit, e shoqëruar nga një bashkëpunëtor biznesi. Arsyeja ishte një audicion, ku supozohej që ish-Miss-i Rajonal i Kalifornisë, Baylee Curren do të pëfshihej në një videoklip.  Sipas deklaratës së modeles, ajo ka qenë duke admiruar gjerdanin e dikujt, ndërkohë që Chris i ka drejtuar armën në fytyrë, duke i kërkuar të largohej nga prona e tij. Pas telefonatës së Baylee Curren, menjëherë policia e Los Angeles i është drejtuar shtëpisë së këngëtarit.
“Los Angeles Times” shkruan se oficerët e policisë qëndruan për orë të tëra para shtëpisë së reperit, ndërkohë që ai nuk i lejonte ato të hynin brenda. Gjatë kësaj kohe ai ka postuar në rrjetet sociale një sërë videosh, ku i fyen policët dhe shprehet se ato po e sulmojnë padrejtësisht.  Pas shumë tentativave këngëtari u arrestua, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë la dhomat e paraburgimit, kjo pasi pasi pagoi si kusht një shumë të madhe parash.
Kjo nuk është hera e parë që Chris Broën akuzohet për dhunë, duke përfshirë këtu edhe rastin e dhunimit të partneres së tij në atë kohë, këngëtares Rihanna.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF