Oraret e zgjatura të punës shkaktojnë… sëmundje kronike!

Femrat janë më të prira që të bien pre e disa sëmundjeve kronike si pasojë e orareve të tejzgjatura në punë.

Ky është përfundimi që u arrit nga një studim i Universitetit të Ohios, sipas të cilit, puna me orar të zgjatur mund të shkaktojë dëme të mëdha në organizmin e njeriut.

Sipas disa studimeve, kur puna zgjat më shumë se 60 orë në javë, për më shumë se tri dekada, mund të bëhet shkaktar i shfaqjes së diabetit, tumoreve, sëmundjeve në sistemin kardiovaskular, artritit etj., te femrat. Sipas Allard Dembre, një ndër kërkuesit e këtij studimi, rreziku mund të rritet kur femrat janë gjatë zhvillimit të karrierës e synojnë të kryejnë role të ndryshme në punë.

Simptomat, në përgjithësi, shfaqen me kalimin e kohës. Sipas një sondazhi në internet, femrat nuk e mendojnë se përvojat e para në punë mund të ndikojnë në shëndetin e tyre në vitet e mëpasshme…

Sipas të dhënave, meshkujt janë më pak të rrezikuar nga këto sëmundje si pasojë e punës me orar të zgjatur. Ndër të tjera, femrave u duhet të krijojnë edhe një balancë mes angazhimeve në punë dhe atyre familjare. Ndoshta ky është një nga shkaqet se pse ato janë më të rrezikuara nga sëmundje të tilla se sa burrat.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *