KreuFashion

Si të zhdukni zbokthin në mënyrë natyrale

Zbokthi mund të jetë një problem estetik dhe i bezdisshëm në të njëjtën kohë, mund të shkaktojë ndjesi të pakëndshme në lëkurën e kokës, të tilla si kruarje dhe djegie. Të shumë-përfolurët shamponeët anti-zbokth, shpesh përmbajnë substanca aktive për të luftuar zbokthin vetëm në sasi të vogla. Për këtë arsye, rezultojnë të paefektshëm. Në rast se nuk e keni zgjidhur akoma problemin me zbokthin, provoni të përdorni vazhdimisht një ose më shumë metoda natyrore, që ju pershtaten më shumë.

1) Uthulla e mollës së egër Një nga mënyrat natyrore që mund të përdoret kundër zbokthit është uthulla e mollës së egër. Disa pika uthull hollohen me ujë të ngrohtë dhe ky locion përdoret për masazh në lëkurën e kokës para shamponit.

2) Vaji i farave të lirit Një tjetër ilaç natyral që konsiderohet i efektshëm për të luftuar zbokthin është vaji i farave të lirit. Përdorimi i tij i vazhdueshëm, me disa pika, duke masazhuar lëkurën e kokës para shamponit ndihmon në lehtësimin dhe gradualisht zvogëlimin e problemit me zbokthin. Vaji i farës së lirit duhet të ruhet në frigorifer, në mënyrë që vetitë e tij të mbeten të pandryshuara.

3) Vaj ulliri dhe lëng limoni Në përpjekje për të larguar zbokthin, natyrisht mund të përdorni një maskë të përgatitur në shtëpi duke përdorur vaj ulliri dhe lëng limoni. Lëngu i limonit ndihmon në largimin e zbokthit prej lëkurës së kokës, ndërsa vaji i ullirit kontribuon në hidratimin dhe ushqimin e saj. Maska duhet të aplikohet në lëkurën e kokës para shamponit dhe duhet lënë për 30 minuta. Sasia e përbërësve: 2 lugë lëng limoni i freskët, 2 lugë vaj ulliri dhe dy lugë ujë.

4) Aloe vera Gel Për të parandaluar formimin e zbokthit dhe për të lehtësuar kruarjen që shkakton ai, është e këshillueshme që të aplikohen në lëkurën e kokës sasi të vogla të gelit aloe vera para shamponit, duke e lënë atë të veprojë sa më shumë të jetë e mundur.

5) Hithra Një locion me hithër mund të përgatitet në mënyrë që të pengohet shfaqja zbokthit. Përgatitja e tij është shumë e thjeshtë. Valojmë 250 ml ujë dhe shtojmë një lugë (gjelle) me lule të thata të hithrës, për 10-15 minuta. Kullohet dhe e lëmë të ftohtet para se të aplikohet në lëkurë. Për të lehtësuar aplikimin, e vendosim locionin në një shishe spray.

6) Vaj esencial Tea Tree Vaj esencial Tea Tree është konsideruar si më i dobishmi ndër vajrat esenciale. Në lidhje me zbokthin, vaji esencial Tea Tree është veçanërisht efektiv dhe është në gjendje për të shëruar lëkurën në tërësi. Testoni efikasitetin e këtij vaji, duke tretur vetëm dy pika nga vaji në sasinë e shamponit që përdorni zakonisht kur lani flokët.

Por bëni kujdes, vajrat esenciale janë ekstrakte natyrore të koncentruar, shumë të fuqishme dhe për këtë arsye duhet të përdoren me kujdes dhe në sasi të vogla. Përdorimi i tyre nuk rekomandohet në praninë e plagëve dhe lezioneve të rënda të lëkurës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF