Ushqimet që rrisin fuqinë e trurit! 0 182

Ju mund të zgjidhni një kategori të caktuar ushqimesh për të parandaluar fryrjen, për të shmangur virozat e stinës apo për një ngjyrë më të ndezur të lëkurës suaj. Por çfarë ushqimesh mund të zgjidhni për të rritur fuqinë e trurit tuaj?
Produktet që ne konsumojmë çdo ditë apo edhe dietat e ndryshme që ndjekim janë të lidhura drejtëpërdrejtë me fuqinë e trurit.
“Me rritjen e moshës, qelizat e trurit tuaj vdesin. Por ne kemi konstatuar se qelizat mund edhe të gjenerohen, kjo bazuar në atë çfarë hamë dhe aktivitetin fizik. Nëse ju jeni duke ngrënë vazhdimisht në mënyrë të shëndetshme, atëherë ju jeni duke u kujdesur siç duhet për trupin dhe mendjen tuaj. Por ka disa ushqime që kanë një rol të rëndësishëm në fuqinë e trurit”, ka thënë Rebecca Katz, autorja e librit “Healthy Mind Cookbook” si edhe themeluesja e një insitutit shëndetësor “Healing Kitchens Institute in Bolinas”, Kaliforni.
Ja cilët janë këto ushqime që rrisin fuqinë e trurit tuaj dhe rigjenerojnë qelizat e vdekura:
1. Thjerrëzat
2. Nenexhiku
3. Farat e kungullit
4. Lulelakra
5. Sardelet
6. Bajamet
7. Panxhari
8. Kanella
9. Çokollata e zezë
10. Xhinxher

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *