KreuCelebrity

“V Magazine”, një artikull plot superlativa për Era Istrefin!

Era Istrefi, shqiptarja që po bën për vete gjithë botën”, kështu e titullon shkrimin kushtuar këngëtares shqiptare “V Magazine”. Era Istrefi është duke arritur gjithmonë e më shumë suksese në arenën ndërkombëtare. Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “V Magazine”. Këngëtarja 22 vjeçare ka zbuluar në këtë intervistë më shumë për veten, stilin, marrëdhënien e saj me fansat dhe inspirimet në muzikë. Era po ashtu ka realizuar edhe një set fotosh ekskluzive për “V Magazine”, ku shihet si gjithmonë e veçantë dhe tepër stil.
Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të Era Istrefit për “V Magazine”:

Kush janë të preferuarit e tu në muzikë?

Rihanna dhe Lana Del Rey.

Cili është albumi i parë që ke blerë?

Goodies nga Ciara.

Cilët janë artistët që dëgjon për momentin?

Tani? Albumin e ri të James Blake, “The Colour in Anything”, “Lemonade” të Beyonce, dhe albumin e Kanye-s “The Life of Pablo”.

Pjesa e preferuar e të qenurit në turne do të ishte…

Nuk kam pasur ende rastin të shkoj në një turne ndërkombëtar, por nga përvoja ime në Kosovë, më pëlqen ndjesia e të qenurit në skenë dhe interaktiviteti me fansat.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj?

Zgjedh të mos përcaktohem. Nuk më pëlqejnë etiketimet. Dua të jem ajo që unë dua të jem.

A nervozoheni ndonjëherë para se të dilni në skenë?

Ndonjëherë po e ndonjëherë jo, varet nga gjendja mendore në të cilën jam, ose nga energjia përreth meje, gjë që është e rëndësishme për mua. Kam nevojë t’i kujtoj vetes se duhet të qetësohem.

Cila është gjëja më e mirë të jesh një këngëtare?

Të shprehësh veten tënde të vërtetë dhe të jesh e dashur nga të tjerët për këtë. Si këngëtare e performuese, gjëja e mirë është që mund të ushtrojmë për këtë, si dhe praktika të bën të përsosur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF