KreuCelebrity

Çfarë po ndodh midis Rihanna-s dhe Drake?

Rihanna dhe Drake vazhdojnë të na befasojnë çdo ditë e më shumë me veprimet e tyre. Mbrëmjen e djeshme ato kanë shkëmbyer një puthje gjatë një koncerti në Majemi. Drake i befasoi të gjithë fansat që ishin duke ndjekur koncertin e tij të radhës, kur në skenë u ngjit ylli i muzikës, Rihanna. Ato madje shkëmbyen edhe një puthje me njëri-tjetrin, ndërkohë që dukeshin të lumtur.
Ndërkohë të dielën në skenën e VMAs, reperi shpreu dashurinë e tij për këngëtaren para syve të gjithë botës.
“Ajo është dikush, me të cilën kam qenë i dashuruar që kur isha 22 vjeç. Gjithmonë e kam ndjekur si shembull, edhe pse është më e vogël se unë. Është një legjendë e industrisë muzikore”, ka thënë Drake.
Por pamja e habitur e Rihannës pas kësaj deklarate dhe fjalët “Kjo nuk ishte për të qeshur”, krijuan një tjetër përshtypje. Por mesa duket, kjo puthje, fotot e tyre dorë për dore, afrimiteti në publik të lënë të mendosh se ato janë duke jetuar një histori dashurie. Në fund të fundit, janë një çift kaq i bukur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF