Beyonce dhe Jay Z në garën e tenisit në “US Open 2016”

Ajo së fundmi fitoi një çështje ligjore kundër një regjisori që pretendonte të drejtat vizuale të albumit të saj “Limonade”. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Beyonce, e cila është ndjekur nga sukseset e shumta së fundmi, pasi performanca e saj u cilësua nga më të mirat në MTV Video Music Awards, ku dhe arriti të rrëmbejë plotë tetë çmime. E pas gjithë këtyre angazhimeve, ajo dhe bashkëshorti i saj, producenti i njohur Jay Z kanë vendosur që të pushojnë pak së bashku.
Së fundmi ata janë fotografuar në hapjen e garës së madhe të tenisit “US Open 2016” në New York, ku kanë tërhequr vëmendjen e publikut me praninë e tyre.
Beyonce dukej elegante si gjithnjë me një fustan dhe setër ngjyrë kafe, me një grim mjaft të lehtë në fytyrë, teksa Jay Z kishte veshur një bluzë të zezë ku në të paraqitej flamuri i Amerikës Bie në sy se Beyonce duket në humor të mirë, ndryshe nga Jay Z që mezi fali disa buzëqeshje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *