KreuStil Jetese

Kina dërgon dy milionë banorë me… pushime!

Në kuadër të mbledhjes së G20-ës që pritet të fillojë këtë fundjave në Hangzhou, më shumë se dy milionë rezidentë të këtij qyteti në lindje të Kinës kanë ikur me pushime të financuara nga qeveria.

Qeveria lokale urdhëroi një javë pushime dhe shpërndahu kupona udhëtimi me një vlerë totale prej 1,1 miliardë dollarë.

Si përfundim, rreth një e treta e popullsisë së qytetit është larguar para se të mbahet takimi i liderëve botërorë, që do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, sipas vlerësimeve të agjencisë kineze të udhëtimeve “Ctrip”.

Është hera e parë që Kina pret një takim vjetor të G20-ës dhe Pekini kërkon që kjo të zhvillohet pa asnjë problem.

Rrugët e qytetit jo vetëm që do të boshatisen nga njerëzit, por gjithashtu edhe nga automjetet, pasi qeveria ka ndaluar rreth gjysmën e mjeteve të transportit. Madje edhe prodhimi në sipërmarrjet në një rreze prej 300 kilometra rreth qytetit është ndërprerë, duke mundësuar një pastrim të atmosferës.

Qeveria lokale ka rritur ndjeshëm gjithashtu forcat e sigurisë për këtë mbledhje, duke ngritur 172 pika kontrolli të trafikut, duke mos lënë asnjë “zonë të errët” në rrugët e qytetit.

Madje rreth 1,5 milionë asistentë janë rekrutuar për të ndihmuar në organizimin e mbledhjes, me vullnetarë që patrullojnë në zonat rezidenciale për të mbajtur rendin.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF