KreuCelebrity

Victoria Beckham: Isha e dehur kur takova për herë të parë Davidin!

Victoria Beckham ka treguar në një intervistë për numrin e ri të Vogue në Angli sesi ajo ra në dashuri me shikim të parë më bashkëshortin e saj, David Beckham. Ajo ka folur më tej edhe për pasiguritë e adoleshencës si edhe zgjedhjet në botën e modës përgjatë viteve.
Në intervistën e saj të fundit 42 vjeçarja ka thënë se ajo ishte e dehur kur ishte takuar për herë të parë me futbollistin e njohur. Në numrin e ri të revistës Vogue, Victoria ndër të tjera ka folur edhe për herë të parë një letër të veçantë që ajo i kishte shkruar vetes, ndërkohë që kishte nisur të merrte jetë historia e saj me David.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur pasi futbollisti kishte parë videon e “Spice Girls” në vitin 1996, konkretisht hitin “Say You’ll Be There”. David pasi kishte parë videon ishte shprehur: Kjo është vajza e duhur për mua dhe unë do të arrij tek ajo. Ajo është ideja ime për perfeksionin. E dija që nëse ajo do të më dëshironte mua, ne do të ishim gjithmonë bashkë”.
Ndërkohë që në këtë intervistë, Victoria ka zbuluar se dashuria me pamje të parë egziston dhe ky ishte padyshim rasti i saj me David. Ato u martuan bashkë në vitin 1999 dhe kanë katër fëmijë, 3 djem dhe një vajzë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF