KreuFashion

6 mënyra për të qenë të lumtur

Ne të gjithë duam te gjejmë lumturinë, por shpesh herë e kërkojmë në vendin dhe mënyrën e gabuar. Ose duke menduar se jemi të mbingarkuar me punë, stres dhe të tronditur…nuk e kërkojmë fare.

Shpalos pozitivitetin në një bisedë me veten

Të gjithë kemi një moment të caktuar që ia kushtojmë bisedimit me veten, edhe pse ajo ndodh në mendjen tonë, gjithmonë ndikon në veprimetdhe në gjendjen e mendjes tonë. Nëse dëshiron të jesh i lumtur, ti duhet të fillosh të sigurohesh që armiku yt më i madh nuk ndodhet midis veshëve të tua. Dëgjo bashkbisedimin me veten tënde dhe mbaje atë në gjëndje pozitive, ose të paktën herë pas here hidhi disa grimca pozitiviteti në përbërje. Një mëndje e lumtur e bën një jetë të lumtur.

Krijo fitore të vogla. 

Ne nuk mund të jemi në gjendje të jemi të lumtur gjatë gjithë kohës, por ne mund ti sigurojmë vetes lumturi çdo ditë duke i dhuruar asaj fitore të vogla. Kur ti feston fitore të të gjitha madhësive, ti qendron i fokusuar në pozitivitet dhe mirënjohje. Dhe një seri me fitore të vogla krijon momentet, të cilat të mbjanë larg tundimit për të hequr dorë.

Krijo lidhje të thella me njerëzit. 

Të qenurit i lidhur me të tjerët është një nga faktorët më të rëndësishëm në lumturinë tonë. Njerëzit që kanë lidhje të ngushta me njerëzit, janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm, si dhe jetojnë më shumë. Kultivimi i marëdhënieve të ngushta i jep gjithçkaje më shumë kuptim, mbështetje, dashuri dhe ty të jepë një burim të pashtershëm vetë-besimi. Krijoni lidhje të reja dhe thellësoni atë aktualen që keni, dhe do të përfitoni shumë lumturi.

Gjeni kohë për tu qetësuar dhe kohë për të lëvizur. 

Trupi dhe mëndja janë të lidhura ngushtë, dhe është e pamundur të kesh një mëndje të lumtur pa u kujdesur për trupin.Të ngrënurit mirë, të qenurit aktiv, dhe të fjeturit mjaftueshëm ju bën juve të lumtur dhe të shëndetshëm. Ushtrimet, veçanërisht, rrisin disponibilitetin tuaj, duke ju dhënë më shumë energji kur të duhet. Gjumë i mjaftueshëm, ju dërgon në një ditë me kombinimin më të mirë të mundshëm të energjisë dhe relaksimit. Kur ne vrapojmë shpejtë, hamë mirë, flemë gjatë, të përpiqemi më shumë, kemi qëllime të larta dhe dashurojmë më shumë, ditë pas dite ne lumturohmi më shumë.

 Trego vlerësim. 

Ne jetojmë me kohë tepër të zënë sa që është shumë e thjeshtë për tu ngurtësuar dita ditës më shumë, dhe harrojmë së vlerësuari shtegun në të cilin po kalojmë dhe njerëzve që na mbështesin përgjatë rrugës. Mirënjohja është një ndër vlerat më të mira dhe më të pastra, e vetmja që ju garanton një lumturi të përshpejtuar. Kur ju kujtoheni të jeni vlerësues për pjesën më të madhe të gjërave, të cilat shumica e njerëzve i marrin si të mirëqena, dhe veçanërisht gadishmëria që keni ndaj njerëzve që ju ndihmojnë dhe udhëzojnë, do ju bëjnë më të lumtur, shëndetshëm dhe më të përmbajtshëm.

Mëso diçka të re çdo ditë. 

Mësoni gjithçka që mundemi, kur të mundeni nga të mundeni. Bëhuni kurioz, mëndjehapur dhe zemër bujar, dhe do të gjeni një lumturi të pagabueshme duke jetuar thjeshtë, dashuruar pafund dhe duke mësuar në mënyrë konstante. Përpiquni të mësoni diçka çdo ditë dhe nga e mësuara do të nxëni dhe nga e nxëna do mësoni. Ju do të jeni të frymëzuar, motivuar…dhe sigurisht të lumtur.

Gjej kuptimin.

Është një rezonancë, të cilën ne e gjejmë brenda vetes si pjesë të diçkaje më të madhe se vetja jonë. Të paturit një qëllim dhe një kuptim na sjell jo vetëm lumturi por edhe thellësi në jetën tonë. Kërko për gjërat të cilat ju bëjnë të ndjeheni më të lidhur, më të angazhuar. Mos prit nga jeta të të japë ty kuptim, por gjej kuptimin për ti dhënë jetës. Në të shumtën e rasteve rrethanat e jetës nuk janë nën kontrollin tonë, por përgjegjësia jonë është tjetër çështje. Gjej mënyra aktive për të gjetur lumturi në çdo ditë, pavarsisht çfarë po ndodh, dhe do ta gjesh veten duke jetuar një jetë të lumtur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF