KreuFashion

Elvis Pupa zëvendëson Ermal Mamaqin!

Pas largimit të Ermal Mamaqit nga Digitalb-i mësohet se ai do të zëvendoset nga aktori i humorit, Elvis Pupa. Pak kohë më parë pasi u bë i ditur lajmi për largimin e Ermalit dhe zhvendosjen e tij në Tv Klan me një emision të ri, u hamendësua se kush do të zinte vendin e tij. Është pikërisht Elvis Pupa, ai që do të marrë drejtimin e emisionit “6 ditë pa Ermalin”.
Emisioni do të mbaj emrin e Elvisit, ndërkohë që nga ana tjetër edhe emisioni i ri Ermalit në Tv Klan do të ketë emrin e tij.
Mesa duket produksionet e të dy televizioneve kanë menduar të luajnë me emrat e dy komedianëve të njohur, duke nënkuptuar në këtë mënyrë edhe rivalitetin mes tyre.
Mbetet të shohim nëse “6 ditë pa Elvisin” apo “Xing me Ermalin” do të tërheqë më shumë audiencë dhe do të prodhojë më shumë humor.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF