KreuStil Jetese

Mbërrin në Festivalin e Venecias çifti më i bukur i momentit

Vjen pyetja thelbësore mbi familjen dhe Michael Fassbender shikon i menduar nga e fejuara, Alicia Vikander. Ajo thotë se si dihet ndoshta një ditë do të ketë një. Ai vendos dorën e djathtë tek mjekra dhe me tjetrën lëviz gishtat mbi tavolinë.

Në Lido sbarkon kopia më e bukur e Festivalit të Venezias. Të dy u dashuruan gjatë melodramës “The Light Between Oceans”, histori e bukur, është e lehtë të dashurohesh kur lihesh vetëm në një ishull të humbur prej një muaji… Ajo: “isha nervoze”. Ai: “isha i terrorizuar”. Filmi flet për historinë e një vajze të vogël që kërkohet si nga mamaja dhe nga gruaja që e ka rritur dhe që ka shumë lotë brenda.

Regjizori Derek Cianfrance rezikon shumë kur në një intervistë fillon të flasë për vjehrrën, kur i tha: “Je bërë baba, do të jeshë personi më pak i lumtur në botë”. Por kush e dëgjon. Pyetje tjetër? “Të adhuroj kur buzëqesh. Është roli i parë mbi një baba familje, një provë e përgjithshme e jetës së vërtetë?”. Ai pa u shpërqëndruar: “Jeta është krejtësisht një provë e përgjithshme”.

Janë të shumta dashuritë e lindura në set, nga Brad Pitt dhe Angelina Jolie, tek një ëift tjetër që  ka mbërritur në Venecia, Naomi Watts dhe Liev Schreiber.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF