KreuFashion

Zbulohet partneri i ri i Eno Popit!

Eno Popi është prej vitesh fytyra kryesore e emisionit të mëngjesit “Wake Up në Top-Channel”. Ndër vite ai e ka drejtuar këtë emision së bashku me moderatorë të tjerë, të cilët janë ndërruar vazhdimisht. Ka qenë fillimisht Ledion Liço, me të cilin Eno ka prezantuar për një kohë të gjatë “Wake Up në Top-Channel”. Ndërkohë sezonin e shkuar Eno shoqërohej në studio edhe nga gazetarja Mira Kazhani. Por këtë sezon vendin e Mirës do ta zërë spikeri i lajmeve Isli Islami.
Eno dhe Isli përveçse prezantues, janë edhe autorët e emisionit. Mësohet se ka qenë Eno, i cili e propozoi këtë zgjidhje. Nga ana tjetër, burime brenda këtij televizioni shprehen se Isli do të shkëputet tërësisht nga lajmet, për të iu përkushtuar emisionit të mëngjesit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF