KreuCelebrity

Fansat e Michael Jackson: Ai është gjallë!

Një foto e publikuar nga vajza e Michael Jackson, Paris ka zgjuar dyshimet e fansave se mbreti i popit është gjallë. Nga fotoja në sediljen e pasme të makinës, shihet një siluete, e cila krijon një ngjashmëri të madhe me të Michael. Kaq ka mjaftuar që fansat të ngrenë dyshime nëse ai është gjallë, duke vërshuar me një sëre komentesh. Dhe sikur të mos mjaftonte Paris e ka fshirë më pas foton e postuar në Instagram. Por jo të gjithë duket se bien dakord me këtë teori, duke komentuar se nëse aty do të ishte me të vërtetë këngëtari i ndjerë, Paris Jackson nuk është aq budallaqe sa ta publikonte këtë foto.
Kjo nuk është hera e parë që dyshohet se Michael mund të jetë gjallë, megjithëse këto kanë mbetur gjithmonë thashetheme të paprovuara.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF