KreuBusull

Mrekullitë e Nënë Terezës që e kthyen në Shenjt!

Mrekullitë e Nënë Terezës që e kthyen në Shenjt!

Papa Françesku njohu zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës dhe që i hapën asaj rrugën për t’u bërë shenjtore.

Prifti kanadez, Brian Kolodiejchuk është personi kryesor që ka promovuar rastin e saj, duke dokumentuar dy mrekullitë që faktojnë se Nënë Tereza është shenjtore.

Mrekullia e parë ishte rasti i Monica Besra në Bengal, Indi. Ajo kishte një tumor në bark, rreth 17 centimetra. Familja e saj kishte provuar shumë gjëra, por asgjë nuk po funksiononte.

“Pak a shumë po vdiste. Më 5 shtator, përvjetorin e parë të vdekjes së Nënë Terezës, një nga motrat mori medaljen e Marias, që ka prekur direkt trupin e Nënë Terezës gjatë funeralit dhe e vendosi në stomakun e Monicas dhe bëri një lutje të thjeshtë: “Nënë, sot është dita jote. Ti i ke dashur të varfërit. Bëj diçka për Monican”. Kjo ndodhi në orën 5 të pasdites. Në orën 1 të mëngjesit, Monica u ngrit në mes të natës, shkoi në banjë dhe zbuloi se barku i saj ishte i rrafshët”, thotë prifti. Sipas tij, në rastin e Monicas janë konsultuar 11 mjekë dhe vetëm një prej tyre ishte katolik.

Në vitin 2008, u bë e ditur se Nënë Tereza kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit. Marcilio Haddad Andrino thotë se mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar, por gruaja e tij Fernanda vazhdimisht lutej për të dhe beson se ishte ndërhyrja e Nënë Terezës, që ai të shërohej kur ishte nën kujdesin intensiv.

Prifti kanadez, Brian Kolodiejçuk thotë se kanonizimi i Nënë Terezës është njohja e faktit se ajo jo vetëm që e zhyti veten në varfërinë materiale të të varfërve, por edhe në varfërinë shpirtërore të atyre që ndiheshin të braktisur.

Procesi i shenjtërimit të Nënë Terezës u përshpejtua vetëm një vit pas vdekjes së saj.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfërit dhe të sëmurët e Kalkutës, punë që vazhdoi edhe pasi ajo vetë u sëmur. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeçare. Në atë kohë, urdhri i saj kishte rreth 4,000 murgesha dhe administronte rreth 600 jetimore, mensa, strehimore dhe klinika.

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF