KreuFashion

Kylie Jenner bën ndryshimin e madh!

E kemi parë të eksperimentojë kaq shumë me look-un e saj, saqë kur shohim diçka të re nuk është se na bën aq shumë habi. Por kësaj radhe Kylie e ka vendosur të bëjë ndryshimin e madh, duke u kthyer nga një brune në bjonde. Ajo e kaloi fundjavën duke dekoloruar flokun e saj ngjyrë gështenjë, për ta lyer më pas bionde platin. Kjo është hera e parë që 19 vjeçarja bën një ndryshim të tillë kaq të madh, megjithëse e kemi parë të eksperimentojë gjithmonë me look-un e saj, por duke përdorurur paruket. Në Snapchat-in e saj, ku Kylie është mjaft aktive dhe numëron një numër të madh ndjekësish, ajo postoi moment pas momenti këtë proces.
Duket se femrat e familjes më të njohur në botë, Kardashian-Jenner, i pëlqejnë mjaft këto tonalitete të hapura. Ishte Kim Kardashian e para që bëri një ndryshim të tillë një vit më parë, duke frymëzuar motrat e saj dhe shumë femra në të gjithë botën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF