Sërish lëkundje tërmeti në Itali! 0 131

Sipas raportimeve të mediave vendase, Italia është zgjuar sërish mëngjesin e sotëm me lëkundje të reja tërmeti. Dy zonat e mëdha të prekura edhe nga tërmeti i pak ditëve më parë, Amatrice dhe Accumoli janë goditur sërish, por pa shkaktuar dëme. Në këto zona janë verifikuar dy tërmete të reja, përkatësisht me shkallë 3.5 dhe 3.2 ballë, në orën 23.36 të së hënës dhe në orën 02:18 të së martës.
Po ashtu, një tjetër lëkundje sizmike është ndjerë 49 minuta pas mesnatës së sotme, në afërsi të Peruxhas. Deri tani mediat italiane shkruajnë se nuk ka dëme njerëzore dhe as në infrastrukturë.
Pak ditë më parë Amatrice dhe Accumoli u goditën nga një tërmet i fortë, ku mbetën të vdekur të paktën 132 persona dhe 150 të tjerë figurojnë të zhdukur.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *