Ndahet çifti Hollywood-ian më i përfolur i momentit!

Çifti Hollywood-ian më i komentuar i muajve të fundit i kanë fund lidhjes së tyre. Mediat e huaja raportojnë se Taylor Swift dhe Tom Hiddleston janë ndarë pas tre muaj lidhjeje. Sipas një burimi që flet për Us Weekly, Swift kishte filluar të mendonte se Tom po e përdorte për planet e ardhshme në karrierën e tij, si edhe për aspiratat për James Bond.
“Ajo kërkonte të kontrollonte lidhjen, ndërsa Tom vazhdimisht kërkonte një lidhje sa më shumë publike. Nga ana tjetër, Taylor ka qenë gjithmonë e lidhur me njerëz të famshëm, por ka ditur të ruajë mjaft mirë privatësinë. Mesa duket Tom nuk i ka dëgjuar shqetësimet e saj për të pasur një raport sa më pak publik. Kështu që mori fund. Nga ana e tij, Tom ndihet keq që ky raport dështoi”, ka rrëfyer një burim afër dyshes.
Pasi lidhja e tyre nuk funksionoi, ish-çifti ka vendosur të mbeten miq me njëri-tjetrin. Ylli i pop-it u lidh me aktorin 3 muaj më parë, fill pasi i dha fund historisë njëvjeçare me Dj-in Calvin Harris.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *