Sa do të kushtojë James Bond i ri? 0 90

Pavarësisht spekulimeve se kompania Sony kërkon të zëvendësojë aktorin që luan rolin e agjentit 007 që nga viti 2006, e vërteta nuk qëndron tërësisht kështu. Kompania i ka ofruar aktorit Daniel Craig plot 150 milionë dollarë për të qenë pjesë e dy filmave të ardhshëm të James Bond. Më herët, 48 vjeçari britanik ishte shprehur se më mirë “priste damarët” sesa të vazhdonte të luante këtë rol. Megjithatë, Craig nuk e ka zyrtarizuar dorëheqjen dhe nisur nga ky fakt, Sony kërkon me çdo kusht ta bind për të luajtur në dy filmat e ardhshëm.
“Të gjithë e dinë se drejtuesit e adhurojnë atë dhe ideja e humbjes së tij në një kohë kaq të rëndësishme, nuk është aspak një opsion. Ato janë të shqetësuar për largimin e Daniel”, ka thënë një burim nga kompania për “Radar Online”.
Dy zëvendësueit e mundshëm të aktorit britanik janë përfolur se mund të jenë Idris Elba dhe Tom Hiddleston, por përtej kësaj Sony do të përpiqet të mbaj me çdo kusht edhe për disa vite aktorin Daniel Craig. Të shohim nëse ky propozimi i majmë do të ti ndërroj mendjen James Bondit të vjetër!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *