KreuFashion

Shkëlqimi i Manjola Nallbanit në Selanik, publiku interpreton me artisten

“Emocion shume i bukur i të kënduarit bashkë me publikun në “Natën Shqiptare”, Sheshi Ballkanik Selanik, Greqi. Mbas 90 min koncert live, amfiteatri këndon “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”!”, kështu e ka komentuar videon e postuar në profilin e saj në Facebook këngëtarja e madhe Manjola Nallbani. Në fakt fjalët janë të tepërta. Zëri brilant i muzikës shqiptare në interpretimin e një nga hiteve të të gjitha kohërave të këngës sonë ka bashkuar gjithë fansat e saj, të cilët këndojnë refrenin pas artistes. Artistja shumëdimensionale shqiptare ishte e përzgjedhura për të përfaqësuar vendin tonë në “Javën e Kulturës Ballkanike”, e cila u mbajt në 3 shtator në Selanik, Greqi. Manjola Nallbani performoi “live” hitet e saj, si dhe këngët më të bukura popullore të të gjithë trevave shqiptare, ndërsa deri më tani ajo ka postuar vetëm këtë interpretim mbresëlënës dhe emocionues. Në pritje të fotografive apo materialeve të tjera nga ky event i rëndësishëm muzikor, le të shijojmë videon e mëposhtme!

Këtu mund të gjeni videon nga koncerti:  https://www.facebook.com/manjola.nallbani.9/?fref=ts

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF