KreuArt

Filmi “Lazarat Burning” sjell Garkon në Tiranë

Projekti i madh hollivudian për vendin tonë “Lazarat Burning”, me regji të William Kaufmann, kastin e përzgjedhur me aktorë të huaj dhe shqiptarë mund të themi se e ka një garanci suksesi, Gabriel Garkon, aktorin e famshëm italian, si personazh kryesor. Prezantimi i filmit hollivudian me tematika shqiptare, por edhe ndërkombëtare, riktheu sot aktorin në Tiranë ku ai nuk ngurroi edhe të tregonte ndjesitë e veta rreth Shqipërisë dhe filmit “Lazarat Burning”.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu duke qenë se po jetoj një periudhë historike që ju e njihni edhe natyrisht e keni përjetuar më tepër se unë”, tha aktori italian.

Garko u shpreh se për të ishte shumë interesante që është duke njohur një kulturë që ai e konsideron shumë të afërt dhe të largët njëkohësisht, dhe që nëpërmjet tyre ai ka mësuar edhe për historinë e Lazaratit që është e njohur për të gjithë.

Përsa i përket imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve të saj, ai shprehu dëshirën e tij për ti bërë një ftesë të huajve që të mësonin diçka më tepër rreth vendit tonë. “Do të isha shumë i lumtur nëse do të ndryshoja optikën globale për Shqipërinë”, vijoi ai.

I njohur kryesisht për rolet negativë në kinemanë italiane, aktori u pyet se si do ta gjente veten tek ky personazh. “Është gjithnjë tërheqës roli negativ, pasi roli i dashnorit është më tërheqës sesa i burrit”, u përgjigj Garko me nota humori. Përpos kësaj ai ftoi publikun që të ndiqte me vëmendje fiction-in pasi gjërat nuk janë ashtu siç duken edhe që historia do të marrë gjatë zhvillimit të saj një rrjedhë ndryshe. “Ky rol mund të ju duket negativ, por do të surprizoheni, pasi gjërat do të ndryshojnë’”, u shpreh ai duke u treguar i kujdesshëm që të mos rrëfejë shumë nga subjekti i filmit. I konsideruar si një nga aktorët më të bukur të kinemasë italiane, Garko kulmin e karrierës së tij e ka arritur pikërisht në rolin mafiozit Tonio Fortebraçi në fiction-in televiziv “Nder dhe respekt” i shfaqur edhe në Shqipëri.

Shqipëria pozitive, që hollivudi nuk ka parë …

Gjatë këtij prezantimi përpos të tjerave u bë më dije nga producenti ekzekutiv Issa Zarouin fakti se një këngë për Lazaratin është thuajse gati. Xhirimet do të bëhen në të gjithë vendin, dhe ajo çka është me interes për vendin tonë është se ky film nuk synon të paraqesë anën e errët të Shqipërisë, përkundrazi  u fol se anët negative do të mundohen të qëndrojnë jashtë fokusit, pa përfshirë në të as emra politikanësh. Takimi i tij me kryeministrin e vendit, Edi Rama, i ka dhënë mundësinë producentit, që të sigurojë të drejtën, që xhirimet të bëhen në Shqipëri. Madje, ai theksoi se ky film nuk përqendrohet te Lazarati, por te historia e një djali që do të hakmerret për familjen e tij. Filmi “Lazarat Burning” është debutim i studios hollivudiane “Mercury film”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF