KreuStil Jetese

Fustani Marilyn Monroe në 45-vjetorin e Kennedy në annkand për… 2 milionë dollar!

Fustani i veshur nga Marilyn Monroe për ditëlindjen e 45 të John Fitzgeral Kennedy do të dalë në ankand.

Aktorja e vehsi fustanin gjatë interpretimit të paharrueshëm “Happy Birthday” për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Madison Square Garden të Neë York në 19 maj 1962.

Diva vdiq vetëm tre muaj më vonë për overdose në moshën 36 vjeçare, ndërsa Presidenti u vra në Dallas një vit më vonë.

Fustani ishte krijim i stilistes franceze Jean Louis dhe ishte aq i ngushtë sa iu qep direkt në trup. U realizua në mëndafsh me miliona perla e diamante sintetikë dhe me shkëlqim. U ble 17 vjet më parë në një ankand të Christie’s nga financieri Martin Zweig, që e ekspozoi në një ambient me ajër të kontrolluar në Pierre Hotel të Manhattan.

Vlerësohet se mund të shitetet për të paktën dy milionë e gjysëm euro. Do të jetë një nga mijëra objektet që ka patur Monroe, që do të dalin në ankand këtë vjeshtë në Julien të Los Angeles.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF