KreuArt

Jamie Dornan heq dorë nga “Fifty Shades of Grey”

Teksa xhirimet e serisë së dytë dhe të tretë të “Fifty Shades of Grey” kanë përfunduar me sukses, aktori Jamie Dornan është shprehur se nuk do të jetë në serinë e katërt të këtij filmi.
“Kemi përfunduar xhirimet e dy filmave të fundit dhe unë këtu e mbylla gjithçka. Heq dorë përfundimisht nga “Fifty Shades”, është shprehur 34 vjeçari për “The Sun”.
Pavarësisht suksesit që i solli roli i Kristian Greit në këtë film, ai do ta mbyll me kaq angazhimin e tij në “Fifty Shades of Grey” dhe do të vazhdojë projektet e tjera në fushën e aktrimit. Ylli irlandez ka treguar se nuk do të dëshironte të lunate më këtë rol për pjesën e mbetur të karrierës.
Seria e dytë “Fifty Shades Darker” do të jepet në kinematë botërore në shkurt të vitit 2017, duke u pasuar edhe nga seria e tretë “Fifty Shades Freed”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF