KreuFashion

5 ligjet e karmës dhe efekti i tyre në jetët tona!

Karma është një fjalë, e cila mund të përkufizohet shumë thjesht me ligjin e Newton-it: “Çdo veprim duhet të ketë një reagim, kur ne mendojmë, flasim ose veprojmë ne krijohmë një force, e cila do të veprojë në bazë të rrethanave. Kjo forcë që të kthehet mund të modifikohet, ndryshohet ose pezullohet, por shumica e njerëzve nuk do të munden ta shmangin. Ky ligji i shkakut dhe pasojës nuk ka qëllim ndëshkimin, por është më tepër për edukimin dhe mësimin.”
Një person nuk mund tju shpëtojë pasojave të veprimeve të tij, por ai do të vuajë vetëm nëse ka krijuar vetë kushtet e vuajtjes se tij. Të mos paturit njohuri për ligjin nuk të justifikon, dhe pak rëndësi ka nëse është ligj i krijuar nga njeriu apo nga universi. Për të ndaluar ndjenjën e frikës dhe për të rritur fuqinë tonë në botën e KARMËS, po ju sjellim 5 ligjet e karmës të cilat do ju drejtojnë drejt rrugës së duhur:

Ligji i madh

Ky është ligji i shkakut dhe pasojës. Nëse ajo duam është lumturi, paqe, dashuri dhe miqësi, atëherë në duhet të jemi të lumtur, në paqe, të dashuruar dhe një mik i vërtet. Çfarë do të sjellësh në univers do të të kthehet mbrapsht.

Ligji i zgjerimit

Jeta nuk është se thjesht ndodh. Ajo kërkon pjesëmarrjen tonë. Çdo gjë që na rrethon na jep të dhëna për gjendjen tonë të brendshme. Ji vetvetja, dhe rrethoje veten me atë çfarë deshiron në jetën tënde.

Ligji i bilancit

Yin dhe yang, miq. Ka një balancë për çdo gjë. Karma duket në momentet më të errëta të errësirës, kur të tregon rrugën drejt dritës së ditës. Çdo dështim është një mundësi për sukses, dhe çdo sukses të çon drejt një dështimi.

Ligji i tërheqjes

Edhe nëse diçka na duket e parëndësishme, është tepër e rëndësishme pasi çdo gjë në univer është e lidhur. Çdo hap të drejtim në një hap tjetër në të ardhmen, dhe kështu me radhë me radhë. Ashtu si hapi i fundit edhe ai i pari janë të një të rëndësie të madhe, pasi që të dy ishin të nevojshëm në kryerjen e detyrës. E shkuara, e tashmja, e ardhmja janë të lidhura bashkë.

Ligji i rritjes

Në mënyrë që të rritemi shpirtërisht, ne duhet të ndryshojmë, por jo njerëzit, vendet dhe gjërat përreth vetes. Gjëja e vetme që na është dhënë në jetë është vetvetja, dhe është i vetmi faktor mbi të cilin kemi kontroll. Kur ne ndryshojmë atë që jemi dhe çfarë kemi, pa ndryshuar brendinë e zemrës tonë, jeta jonë ndjek shembullin dhe ndryshon gjithashtu.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF