KreuFashion

Britney Spears: Nuk dua të kem më lidhje me meshkujt!

Nuk ka kaluar pa u vënë re deklarata e këngëtares Britney Spears gjatë një interviste në rubrikën “Carpool Karaoke” të prezantuesit James Corden. Këngëtarja 34 vjeçare dukej e zhgënjyer nga marrëdhënia me meshkujt. “Mendoj se nuk dua të kem më lidhje me meshkujt. Kam mbaruar punë me ta. Mund të kem një puthje franceze me dikë, por nuk do të martohem. Nuk besoj më te martesa,” – është shprehur ajo.  “Por gjithsesi dua të kem një tjetër fëmijë,” – ka pranuar Britney e cila është nënë e dy djemve me bashkëshortin e saj të dytë Kevin Federline, Sean 10 vjeç dhe Jayden James 9 vjeç.
Britney Spears sapo ka publikuar albumin e saj të nëntë “Glory” i cili është paraprirë nga video e këngës “Make me” në bashkëpunim me G-Eazy.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF