KreuStil Jetese

Cila nga këto ikona mode je ti?

Përshtati: Daljana Sejdia

A nuk i dashuroni ikonat e modës? Të gjithëve na pëlqen të kthejmë kokat pas të shikojmë veshjet e tyre, e më pas të kuptojmë se na kanë inspiruar stilin tonë personal. Nëse po mendoni cila jeni nga ikonat e modës, kjo listë ju vjen në ndihmë. Këtu janë listuar femra me influencë dhe shumë të suksesshme me stile komplet të ndryshme nga njëra-tjetra, të cilat patjetër kanë inspiruar stilet tona.

Marilyn Monroe

Nëse stili yt definon një sex bomb, atëherë padyshim ju jeni një Marilyn Monroe kur vjen puna te ikonat e modës.  Stili i saj ishte gjithnjë i mrekullueshëm dhe pothuajse stili tipik klasik i një femre, që të gjitha dëshirojnë të jenë, por pak ia arrijnë. Nëse ti je e zonja për të nxjerrë në pah, me anë të stilit tënd një femër super seksi dhe klasike, atëherë urime, ikona jote e modës është Marilyn Monroe!

Grace Kelly

Grace Kelly do të jetë gjithnjë një nga shembujt e elegancës femërore dhe sharmit, ashtu siç është dhe emri i saj, Grace. Ajo padyshim ka emrin e duhur! Grace nuk ishte vetëm e bukur, e sofistikuar dhe aktore klasike nga periudha e artë e Hollywood, por gjithashtu ajo u bë Princesha e Monaco, e cila bëri të mundur ta çonte stilin e saj në një nivel tjetër më të lartë. Nëse stili juaj është drejt të qënit elegante dhe sharmante, Grace Kelly është ikona juaj!

Audrey Hepburn

Nëse stili juaj është klasik, me pak nota kapriçoje, ju me siguri jeni si Audrey Hepburn. Ajo ka qenë një nga ikonat më klasike, por gjithnjë e ka shoqëruar një prekje dramatike e cila na ka bërë të kthejmë kokat. Nëse ju nuk flini pa vënë një maskë si tek “Breakfast at Tiffany’s”, pëlqeni të visheni me të zeza, ose thjesht keni një stil klasik, atëherë ikona juaj është Audrey Hepburn!

Kate Moss

Kate Moss është e njohur për stilin e saj të thjeshtë, që i përngjan një djali. Ajo mund të shihet shpesh duke veshur pantallona të thjeshta, një xhup ose xhaketë të këndshme. Ajo tenton të vishet me ngjyra neutrale, duke bërë që stili i saj mos të jetë shumë i mundimshëm, por ju bën që ta dashuroni. Nëse stili juaj është i thjeshtë, atëhere ikona juaj e modës është Kate Moss!

Taylor Swift

Edhe pse Taylor Swift rikrijon garderobën e saj pothuajse çdo vit, ajo padyshim mbetet një ikonë mode. Nëse ju pëlqen një prekje moderne dhe pëlqeni ngjyrat e hapura, atëherë padyshim Taylor është ikona juaj e modës. Nëse i keni kopjuar stilin e saj te flokëve, pasi ajo preu flokët, ose thjesht keni rënë në dashuri me ngjyrat dhe stilin e saj modern, ajo është ikona nga e cila ju inspiroheni.

Madonna

Nëse stili juaj është i ri çdo herë dhe aq i paparë sa t’i bëni njerëzit të ndihen jo komodë në praninë tuaj, atëherë ikona juaj e modës është Madonna. Nëse nuk jeni të frikësuar nga ndryshimi, veshjet tuaj janë të papritura dhe  çdo herë ndryshe, atëherë ju duhet të konsideroni Madonnën si një nga ikonat tuaja të stilit, pasi ju kurrë nuk do ta dini saktësisht se çfarë do të veshë herën tjetër!

Beyoncé

Nuk ka diskutime nëse Beyoncé është një ikonë mode. Është e listuar e fundit sepse tek Beyoncé gjen nje miks stilesh. Stili i saj mund të jetë i papritur si Madonna, sex bomb si Marilyn Monroe, por mund të jetë dhe i thjeshtë si Kate Moss. Nëse stili juaj kapërcen nga një kategori në tjetrën, atëhere tashmë e dini kush është ikona juaj e modës, Mbretëresha B!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF