KreuFashion

Ja çfarë urren Katy Perry tek Orlando Bloom!

Çdokush që jeton në Los Angeles e di që ti japësh makinës për në plazh mund të jetë një përvojë e hidhur dhe trafiku midis qytetit dhe bregdetit të Malibusë është bërë një problem i madh kohët e fundit për Katy Perrin. I dashuri i saj, Orlando Bloom jeton në Malibu dhe kështu që këngëtares i duhet gjithmonë të udhëtojë me orë të gjata për ta takuar. Por mesa duket trafiku i “çmendur” dhe orët e gjatë duke qëndruar në të e kanë revoltuar këngëtaren. Gjatë një intervistë të dhënë së fundmi, Katy ka treguar se e urren këtë fakt, largësinë dhe të udhëtojë më makinë për orë të gjata.
“Është çmenduri! Është shumë larg”, është shprehur 31 vjeçarja. Burimet tregojnë se Katy më së shumti jeton në shtëpinë e Orlandos në Malibu, madje ajo ka zhvendosur atje edhe shumë sende personale.
“Gjëja e vetme që më mungojnë janë macet, pasi nuk mund ti marr me vete. Orlando ka qen dhe kështu ato nuk mund të rrinë bashkë”, ka treguar më tej Katy.
Çifti i lidhur prej disa muajsh pritet të shpallin së shpejti fejesën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF