KreuArt

Lady Gaga: Perfect Illusion

Këndon, kërcen si një rokere. Lady Gaga publikoi këngën e saj të re “Perfect Illusion” nëpër rrjetet sociale.

Pasi ka vendosur edhe një video, në të cilën shfaqet entuziaste. Kënga e re duket se është një çelja e një epoke të re për këngëtaren.Ajo është një bashkëprodhim me Mark Ronson, Bloodpop dhe Kevin Parker.

Ylli i popit kthehet te muzika. Në ditët e kaluara u pa me aktorin Bradley Cooper, që është regjisori i filmit “A Star is Born”, filmi kult me Barbra Streisand. Pa harruar edhe impenjimin në tv me serinë “American Horror Story”.

Por dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Këngëtarja Gaga paralajmëron kështu me këngën “Perfect Illusion”, albumin e ri që do të dalë deri në fund të këtij viti. Dihen ende shumë pak veçori, si per titullin edhe për këngët. Por pritja ka mbaruar tashmë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF