Venecia 2016, është radha e Lily-Rose Depp të shkëlqejë!

Pozon si një divë e vërtetë, me një buzëqeshje të sigurt: vajza e Johny dhe Vanessa Paradis në tapetin e kuq të Planetarium ka pamjen e një aktoreje profesioniste. Përveç të tjerave, ky është momenti i saj. Dhe ajo e di mirë këtë.

Pozat e një dive, flokët e lëshuar, shikim të vendosur, buzëqeshje marramendëse. Në qoftë emocioni është, Lily-Rose Depp, e fsheh mirë atë. Vajza e Johnny dhe Vanessa Paradis, që sapo ka mbushur 17 vjeç, në kalimin e saj të dytë në tapetin e kuq.

Pas festivalit të fundit të Kanës, kjo e Ekspozitës së Kinemasë në Venecia (edicioni 73) nuk mund të jetë tjetër veçse një konfirmim. E veshur me një fustan të zi të ngushtë, dhe me taka me majë, Lily-Rose prezanton një film, si protagoniste, Planetarium, në krah të një ylli si Natalie Portman, motrës së saj më të madhe. Është një thriller, i vendosur në Francë në vitet 1930, dhe ato janë dy mediumet. Lily-Rose, më “e talentuara”.

Ngjarjet e filmit rrëfejnë historinë e Laura Barlow-s, është një grua e vendosur, e cila udhëton rreth Europës me luhatjet e saj psikike, duke ëndërruar që një ditë të kthehet në shtëpi, në Amerikë. Kate Barlow është motra e saj më e vogël, pak më e rritur se një adoleshente, dhe ajo është më “e talentuara”, ajo që arrin të thërrasë shpirtrat njerëzve të dashur, që nuk janë më. Laura Barlow është fituese e Oscar Natalie Portman ( sapo ka mbushur 35 vjeç), Kate Barlow është 16-vjeçarja fëmijë arti, Lily-Rose Depp (e ëma është Vanessa Paradis dhe i ati i përvuajturi Johnny) Në ekspozitë prezantuan Planetarium të Rebeça Zlotowski, jashtë garës.

Burimi: VanityFair.it

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *