KreuArt

Coldplay performon falas në Indi

Global Citizen Festival, që zhvillon spektakle dhe fitimet i përdor për të luftuar varfërinë ekstreme, njoftoi sot se grupi i famshëm britanik Coldplay do të zhvillojë koncertin e tij të parë në Indi më 19 nëntor, në Bombei, spektakli do të jetë falas.

I krijuar në vitin 2012, ky festival zhvillohet çdo vit në Central Park në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të nxitur liderët e gjithë botës të mbledhur në Kombet e Bashkuara që të reagojnë kundër varfërisë.

“Ashtu si festivali jonë vjetor në Central Park, biletat për festivalin në Indi do të jenë falas. Fansat mund t’i fitojnë duke zhvilluar veprime për të mbështetur edukimin, barazinë, apo duke marrë pjesë në fushata sanitare”, thuhet në faqen zyrtare të organizatës.

Koncerti i Coldplay do të zhvillohet me rastin e “ditës botërore të tualeteve”, që përqëndrohet mbi problemet sanitare në shumë vende dhe kryesisht në Indi, ku gjysma e popullsisë nuk ka akses në tualete, që përbën një rrezik madhor për shëndetësinë e popullsisë.

Në fakt grupi ka zhvilluar xhirimet e këngës së tyre më të fundit “Hymn for the week-end”, që doli në janar, në Indi, ndonëse kritikët theksonin se ata paraqisnin një imazh stereotip për këtë vend.

Nga ana tjetër Global Citizen Festival këtë vit do të zhvillohet më datën 24 shtator në Central Park me pjesëmarrjen e superstarit të rrymës R&B Rihanna, të grupit hard rok Metallica dhe të reperit Kendrick Lamar.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF