KreuStil Jetese

Historia prekëse: Vishet si mashkull për të bërë të lumtur të birin

Kur vjen puna te familja e veçanërisht te fëmijët, nënat janë më sakrifikuese. Për këtë arsye, ndoshta nuk do të habiteni kur të mësoni se çfarë ka bërë për të birin Yevette Vazquez, një nënë beqare.

Ngjarja ka ndodhur në Fort Worth, Texas, ku Yevette ka qenë duke shoqëruar të birin për në shkollë dhe e ka pyetur se përse ishin mbledhur aq shumë prindër. Elijaj i shpjegon se ishte dita e “Donuts with dad”, mëngjesi me ëmbëlsira në shoqërine e baballarëve të nxënësve. Me ta mësuar këtë, Yevette është kthyer menjëherë në shtëpi. Ka veshur pantallona, këmishë, kapele dhe… mustaqe, e është nisur për në shkollën “Sue Crouch” me një pamje të re.

“Të shihje fëmijët me baballarët e tyre nuk ishte aspak e lehtë për mua,” shkruan Yevette në Facebook. “Mund të bëj gjithçka për t’i kthyer buzëqeshjen tim biri.” Postimi i saj mori mbi 20 mijë pëlqime dhe është shpërndarë rreth 6 mijë herë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF