Motrat Jenner nën objektivin e Fadil Berishës për Sherri Hill!

Teksa “New York Fashion Week” ka nisur, fotografi shqiptar me famë botërore Fadil Berisha është kthyer pas në kohë me anë të një fotoje të motrave Jenner.
Kendall dhe Kylie janë fotografuar nga Fadil Berisha, teksa kapur dorë për dore janë duke ecur rrugëve të Nju Njorkut gjatë javës së modës në vitin 2012. Nën objektivin e fotografit botëror, ato duken plot sharm dhe finesë, teksa kanë pozuar atë kohë për markën e njohur Sherri Hill.
Fadil Berisha ka fotografuar një sërë personazhesh të Hollywood-it për Sherri Hill, ku prej vitesh ai është edhe fotografi zyrtar i saj.
Përveçse dy motrave të famshme Jenner, një vit më pas, në vitin 2013 ai ka fotografuar për kopertinën e revistës “New You” edhe mamanë dhe menazxheren e tyre, Kris.
Ndërkohë pak ditë më parë. Ndërkohë pak ditë më parë, Fadil Berisha ka realizuar edhe setin fotografik për koleksionet e reja të kompanisë së orave lider në botë, Rolex, ku janë fotografuar emrat më të suksesshëm të modës, bukurisë, artit, sportit dhe biznesit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *