KreuCelebrity

Romancat e 2016-s në Hollywood !

Përshtati: Daljana Sejdia

Viti 2016  pothuajse është në përfundim, por dashuria padyshim është në ajër. Pasi Gigi Hadid dhe Zayn Malik deklaruan marrëdhënien e tyre ne Instagram, shumë çifte të tjerë, ku përfshihen Liam Payne dhe Cheryl Fernandez-Versini, ndoqën të njejtën rrugë duke e bërë publike lidhjen e tyre. Çifti Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, pavarësisht ndarjes dhe ribashkimit, sëfundmi Cyrus është fotografuar duke mbajtur unazën të cilën ajo dhe Liam dizenjuan në vitin 2012. Këto janë çiftet dhe romancat e tyre në vitin 2016!

Blac Chyna dhe Rob Kardashian

Jo vetëm që çifti është fejuar pas 4 muaj njohje që në fillim të Prillit, por ata po presin dhe fëmijën e tyre të parë bashkë!

Nina Agdal dhe Leonardo DiCaprio

Aktori, fitues i çmimit Oscar filloi të dilte me modelen e Victoria’s Secret në Korrik, e që nga ai moment ata nuk kanë ndalur së treguari romancën e tyre dhe udhëtimet luksoze kudo në botë.

Justin Bieber dhe Sofia Richie

Ata kanë ende diçka që i ndalon së bëri zyrtare marrëdhënien e tyre, por Justin e konfirmoi njëherë e mirë kur ai kërcënoi fansat se do ta bënte profilin e tij në Instagram privat nëse do të vazhdonin komentet negative nga fansat drejtuar Sofia-s. Një muaj më vonë, çifti u fotografua në Mexico, në ditëlindjen e 18 të Sofia-s.

French Montana dhe Iggy Azalea

Në Gusht të këtij viti, mediat raportuan se Iggy po dilte me ish të dashurin e Khloé Kardashian, ku ata u panë sëbashku në një udhëtim në Cabo San Lucas.

Tom Hiddleston dhe Taylor Swift

Është pak e paqartë se kur ka filluar zyrtarisht marrëdhënia e tyre, por thashethemet e lidhjes së tyre filluan në mes të Qershorit, ku çifti i fotografua pranë shtëpisë së këngëtares në Ishullin Rhode, 2 javë pasi ajo ishte ndarë nga DJ Calvin Harris. Pas kësaj Taylor dhe Tom, prezantuan dashurinë e tyre përpara të gjithë botës, ku aktori u fotografua duke mbajtur veshur një bluzë që shkruante : “Unë dua T.S”. Fatkeqësisht romanca e tyre përfundoi në fillim të Shtatorit me arsyen se Tom dëshironte që marrëdhënia e tyre të ishte më publike, ndërsa Taylor jo.

Emma Roberts dhe Christopher Hines

Emma u fotografua duke ecur krah për krah në Londër me Chritopher në Qershor, e direkt më pas mediat raportuan se kishte nisur një romancë mes tyre.

Kristen Stewart dhe Alicia Cargile

Pas ndarjes së Kristen nga këngëtarja franceze Soko, ajo menjëherë kapërceu në një tjetër marrëdhënie me Alicia Cargile, ku aktorja është shprehur se ka rënë në dashuri.

Orlando Bloom dhe Katy Perry

Dyshimi i parë i një romance mes tyre nisi në afterparty-n e eventit të Weinstein Company dhe Netflix’s Golden Globes, në Janar. Disa javë më vonë, çifti pa një ndeshje sëbashku në LA, bënë një udhëtim romantik në Hawaii duke e vërtëtuar se ata janë në një lidhje. Edhe pse asnjë nga ata nuk e komentoi dhe pranoi lidhjen, ata u panë në shumë dalje të tjera publike si: festivali i Coachella dhe afterparty-n e Met Gala. Në Gusht, Katy dhe Orlando u fotografuan duke shkëmbyer përkëdhelje në publik në një udhëtim në Itali, ku mediat raportuan se Orlando është gati t’i propozojë Katy-t.

Miley Cyrus and Liam Hemsworth

Dyshja Cyrus-Hemsworth janë përfolur shumë për ndarjet dhe ribashkimet e tyre.  Ata janë tanimë të fejuar dhe mendohet se janë të zënë duke planifikuar dasmën e tyre.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Gigi Hadid dhe Zayn Malik hodhën dyshimet e para në Nëntor, ku u panë sëbashku në Hollywood-in Perëndimor. Pas një muaji, Zyan e zyrtarizoi marrëdhënien e tyre ne Instagram, duke publikuar një foto i përqafuar me Gigi-n. Që nga ai moment çifti nuk ka ndalur së treguari dashurinë dhe romancën e tyre në rrjetet sociale. Momenti më i bukur i marrëdhënies së tyre, ishte kur Gigi ishte protagoniste në videoklipin e këngës së Zyan me titull “Pillowtalk”. Edhe pse ata patën një ndarje të vogël, çifti u ripajtua.

Ricky Martin dhe Jwan Yosef

Në prill Ricky Martin konfirmoi se ishtë në një lidhje me artistin Jwan Yosef, ku ata parakaluan sëbashku në eventin e amfAR në Sao Paulo, Brazil.

Amy Schumer dhe Ben Hanisch

Amy Schumer filloi të dilte me dizenjatorin e mobiljeve Ben Hanisch në Janar të këtij viti. Që prej atij momenti çifti ka postuar dhe foto sëbashku, ku më e bukura ishte një foto nga Golden Globes.

Mac Miller dhe Ariana Grande

Është e paqartë kur shoqëria e tyre u kthye në një romancë, por këngëtarja u fotografua teksa puthej me rreperin gjatë një darke romantike në Encino në fund të Gushtit. Javë më pas, Ariana postoi një foto të saj me Mac në Instagram, me mbishkrimin “Baabyyy.”

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF