KreuStil Jetese

Selfi-mania kultivon te të rinjtë pakënaqësi për trupin e tyre

selfieMania për të shkrepur foto dhe t’i shpërndarë ato në rrjetet sociale nuk i bën mirë perceptimit, që krijohet tek adoleshentët për trupin e tyre, veçanërisht në një fazë vendimtare ndërgjegjësimi dhe afirmimi, mund të shkaktojë probleme që lidhen me peshën dhe çrregullimet ushqimore.

Pakënaqësi ndaj trupit të tyre

Janë të shumta studimet që tashmë konfirmojnë se si përdorimi i rrjeteve sociale mund të shkaktojë pakënaqësi ndaj aspektit të tyre fizik, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.

Në garë të vazhdueshme

Me pak fjalë ata të rinj që kalojnë një kohë të gjatë në rrjetet sociale, duke vëzhguar fotot e miqve të tyre, në fund, në mënyrë të pashmangshme do të ndihën më keq me trupin e tyre, përse? “Sepse nuk ekzistojnë limitet: mund të gjendet gjithmonë një defekt dhe përballja përfundon duke u bërë një fiksim dhe një garë e vazhdueshme që të shtyn më tej”, shpjegon Anna Oliverio Ferraris, psikologe, psikoterapisë dhe profesoreshë e Psikologjisë të zhvillimit në Universitetin e Sapiencës, në Romë. “Gara e vazhdueshme gjeneron pakënaqësi pikërisht, sepse të shtyn drejt idesë që duhet të arrish objektiva të tjerë. Ndoshta kam flokë të zinj shumë të bukur, por pastaj shikoj foton e një mikeshe bionde dhe i dua si ajo”.

Si të bësh një vajzë që të dështojë në testin e matematikës

Bëhet fjalë për një eksperiment të famshëm të vitit 1998. Studiuesit  morën një grup vajzash dhe një tjetër me djem, dhe bënë që ata të zhvillonin një test matematike duke e lidhur ecurinë e tij me komplekset e vajzave për veshjen dhe paraqitjen e jashtme. Kështu ata  i ftuan të dy grupet që para se të zhvillonin testin të provonin disa kostume dhe bluza që duhet t’i mbanin për pak minuta veshur. Konkluzioni ishte se vajzat morën pikë shumë më të ulëta në test pas provave të rrobave, ndërsa për djemtë nuk ndryshoi asgjë.

Të edukosh është një detyrë më përgjegjësi

“Sigurisht që moda e selfieve të shpërndara ngacmon narcisizmin  te njerëzit, veçanërisht te djemtë”, thotë profesoresha Anna Oliverio Ferraris, që vazhdon, por kujdes edhe prindërit i mësojnë fëmijët e tyre duke filluar nga 2-3 vjeç që të marrin poza për një fotografi që mund t’u dërgohet gjyshërve, të afërmve apo miqve. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm. Autostima e lidhur vetëm me aspektin fizik sjell gjithmonë probleme, saktëson ekspertja, dhe nëse jo menjëherë, në të ardhmen ndryshimet do të ndikojnë në trupin e tyre. Prandaj përballja e vazhdueshme me aspektin fizik të bashkëmoshatarëve sulmon autostimën. “Prova e kostumit” nuk mbaron asnjëherë dhe bëhet një garë e rëndë për t’u përballuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF