KreuFashion

Dhurata më e bukur e ditëlindjes për Emina Çunmulaj!

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj feston sot ditëlindjen. Emina ka postuar në profilet e saj në rrjetet sociale disa foto nga momentet më të bukura të ditëlindjes. Ajo që bie më shumë në sy në këto foto, është një pozë e modeles me vajzën e saj, Ella Faria Nazarian, ku shkruan se ajo është dhurata më e bukur në këtë ditëlindje.
“Të zgjohesh me dhuratën më të bukur të ditëlindjes #Ella Faria”, është mbishkrimi që shoqëron foton e Eminës me vogëlushen e saj. Po ashtu, ajo ka postuar edhe një foto të ëmbël me bashkëshortin, Sam Nazarian, ku duken të qeshur, teksa kanë lyer fytyrat më tortë.
Emina dhe Sam u bënë prindër për herë të parë para 5 muajsh, duke sjellë në jetë Ella Faria Nazarian. Me siguri kjo ditëlindje e modeles ka qenë tepër e veçantë, për shkak të pranisë së anëtares më të re të familjes së tyre, vogëlushes Ella Faria.
Edhe Bordo i uron gëzuar ditëlindjen Eminës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF