KreuFashion

Brandi Enada At’Nikolla në New York Fashion Week

Këngëtarja dhe kompozitorja shqiptare Bebe Rexha është shfaqur pas festës së New York Fashion Week me një veshje të dizenjuar nga stilistja shqiptare Enada At’Nikolla. Bëhet fjalë për një këmishë të bardhë të cilat artistja i zgjodhi gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, kur edhe vizitoi atelienë e stilistes shqiptare. Duket se këngëarja është ndjerë tepër mirë me këtë veshje, pasi nuk i ka rezistuar tundimit dhe e ka veshur atë në eventin e parë ku ka qenë e ftuar, në New York Fashio Week, menjëherë pas largimit nga Tirana. Bebe Rexha ka rënë në sy mes pjesëmarrësve për stilin e saj, këtë herë ‘Made in Albania’. Në këtë mënyrë stilistja At’Nikolla prezantohet në një event ndërkombar të modës, duke prezantuar veshjen e saj përmes një artisteje shqiptare. E në mes brandeve të njohur me famë botërore, firma e At’Nikollës, duket se shkëlqeu. Në fakt nuk është hera e parë që kjo veshje shfaqet në publik, pasi e njëjta veshje ‘haute couture’ u dizenjua nga stilistja enkas për kopertinën e revistës ‘Bordo’ në muajin Maj. Duket se kjo veshje i ka pëlqyer tej mase Bebe Rexhës, sidomos për faktin se i përshtatet stilit të saj, ndaj ajo nuk ka nguruar ta bëjë pjesë të gardërrobës. Duhet thënë se kjo nuk është veshja e vetme që Bebe zgjodhi në atelienë e stilistes shqiptare, pasi ajo bëri pjesë të garderobës së saj, edhe disa veshje të tjera.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF